×
  • Lajme
  • Hulumtime/Analiza

    Operacione policore e arrestime | Rrëfimi për krimin me drogat në Kosovë, nga çmimet e deri tek viktimat e injoruara nga shteti 

    Insajderi
    15 March 2022 - 18:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë drogë e kapur e shumë të arrestuar, të famshëm e të panjohur për publikun deri tani. Krejt këto zhvillime po lënë në hije personat që janë të varur nga substancat narkotike. Insajderi sjell një rrëfim mbi drogat, ata që i përdorin, dhe se çka po bënë shteti për ketë fenomen. Rrëfyer nga njeriu që për mbi një dekade është marr intenzivisht me këtë problematik, me ata që e pësuan nga substancat narkotike dhe tregimi tij për injorimin që po i bëhet aktualisht nga Qeveria.

    Gjatë vitit 2022 Policia e Kosovës ka zbuluar dy laboratorë droge, vlera e materialit brenda së cilëve kap vlera milionëshe.

    Statistikat tregojnë se në Kosovë është rritur ndjeshëm numri i përdoruesve të narkotikëve sidomos kokainës.

    Qysh në fillim të vitit 2022 e deri tani në vazhdën e aksionit të njësiteve të Anti-drogës, janë bërë bastisje kundër narkotikëve ku pati dhe arrestime.

    Muaji Shkurt dhe Mars i po këtij viti, ishin muajt ku Policia e Kosovës beri disa aksione ku vlera e materialit brenda së cilëve kapi vlera milionëshe.

    Policia e Kosovës konfiskoi më shumë se 80 kilogramë drogë të llojit heroinë në Han të Elezit ku në këtë aksion 7 persona janë arrestuar kurse dy të tjerë janë në kërkim.

    Në mesin e shtatë personave që u kapën me 83 kilogram drogë në Hanë të Elezit të mërkurën, Gazeta Insajderi merr vesh se është edhe një familjar i dizajneres së famshme nga Peja, Linda Imami, Lorik Tigani dhëndri i saj. Kurse në arrati është Mentor Imami vëllai i saj.

    Aksion tjeter i  Policisë së Kosovës i koduar me emrin “Kamera”, ka goditur grupin kriminal të drogës, duke konfiskuar 91 kg drogë të llojit marihuana në fshatin Konushefcë, të Podujevës.

    Sasi e drogës kjo që kap vlerën e 200 mijë eurove, ku gazeta Insajderi raportoi se bëhet fjalë për Mexhait Qerimin, i cili sipas Prokurorisë ishte ndihmuar nga F.M për të transportuar drogën jashtë Kosovës.

    Në vazhdën e aksioneve të njësive Antidroge Policia e Kosovës, arrestoi Burim Rrecin që dikur mbante pozitën e sekretarit të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës pasi u kap me 50 kilogramë marijuanë.

    Raste të shumta kanë ndodhur dhe janë duke ndodhur në Kosovë sa i përket problemit shqetësues në kontrabandimin e drogave te ndryshme ku rreziku qëndron se ”Kosova mund të shndërrohet në vend prodhues droge”.

    Qeveria e Kosovës po aktivizon njësit anti-drogë për të luftuar kontrabandimin dhe konfiskimin e drogave të ndryshme por nuk po bënë asgjë për të krijuar mekanizma të cilat mund të ndihmojnë përdoruesit e drogës si qendra rehabilitime mbikshyrje të rregullt, Për këtë shqetësim dhe problem ne një interviste për Gazeten Insajderi flet Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

    Rreth 40 mijë llogaritet të jetë numri i përdoruesve të substancave narkotike në Kosovë. Mosha mesatare e atyre që abuzojnë me këto substanca nga viti në vit ka shënuar rënie. Aktualisht mosha më e re që abuzon me droga është 16 vjeç, dhe përdoret lloji i drogës marihuanë. Ndërkaq për sa i përket llojit kokainë, mosha e përdoruesve ka rënë nga 37 vjeç sa ishte në 26 vjeç”.

    Kështu thotë për Inasajderin Safet Blakaj nga Qendra Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”.

    Blakaj tregoi gjithashtu se cilat droga konsumohen më së shumti në Kosovë, me renditjen tek më të konsumuarat e deri tek ato me më pak interes nga ana e konsumatorëve.

    ’’Trendi i përdorimit të drogave në Kosovë është që droga e tipit heroinë ka rënë shumë por kanabisi është në vendin e parë. Më pas vjen droga e tipit kokainë e që po shënon përdorim të shpejtë e rënie të moshës, Nëse llogaritet para tri viteve mosha mesatare ka qenë 37 vjeç, ndërkaq në vitin 2021 ka qenë 26 vjeç, e që është shumë shqetësuese’’, thotë Blakaj.

    Në shumicën e vendeve të botës çmimet e lëndëve narkotike janë të kushtueshme, por gjithmonë varen nga sasia e kërkuar. Përfaqësuesi i Qendrës Mediko- Psikoterapeutike “Labirnt” tregoi gjithashtu edhe çmimet në vendin tonë.

    ’’Droga ma e shtrejt e mundshme është kokaina e cila në program është diku rreth 80 deri në100 euro ndërsa heroina është diku 30 euro, ndërkaq ai tha se dy vitet te fundit ka pasur rritje te çmimit krahasuar me periudhën me herët ku këto lende narkotike kane qene më të lira’’.

    Duke e ditur që kjo Qendër trajton personat me varësi tek lëndët narkotike, Blakaj tregoi edhe numrin e personave që janë paraqitur për ndihmë.

    Numri i përgjithshëm i të regjistruarve në qendër që kanë kërkuar ndihmë mjekësore është 2 mijë e 723, përfshirë të gjitha drogat. Sipas të dhënave në teren del se numri i përdoruesve të përgjithshëm është rreth 40 mijë përdorues’, dukshëm ka pasur rritje të numrit të atyre që kaluan programin me sukses pra 30perqind janë që kanë braktisur drogën, tha ai

    Ndërkaq, Blakaj ka folur për Insajderin edhe për substanca narkotike të reja në tregun e Kosovës, të cilat vështirë po luftohen.

    “Gjithashtu edhe droga ‘speed’ , e që nuk ka qenë më herët në skemën e drogave në Kosovë, ka filluar të përdoret shumë nga të gjitha grupacionet. Drogat e reja janë ato që ne nuk i dimë, e që janë problematikë në vete, dhe vështirë përballohen edhe në shtetet e BE-së. Këto lloje po keqpërdoren”, thotë ai.

    Ai shtoi se Prishtina është qyteti me numrin më të madh të të gjithë përdoruesve të drogës, pastaj vjen Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica

    “Labirint”, pa mbështetje financiare nga shteti

    Në lidhje me përkushtimin e qeverisë ndaj kësaj Qendre përgjigja e Blakajt ishte negative, duke sqaruar që pikërisht në dy vitet e fundit për dallim nga vitet e kaluara nuk është zhvilluar as edhe një takim.

    Fatkeqësisht dy vitet e fundit nuk është vrejt që janë të angazhuam në ketë drejtim pra nuk kemi pas asniher takim, në vitet e mëparshme kemi pasur takime të rregullta tremujore të aktereve kryesor. Ndërsa dy vitet e fundit nuk ka qenë asnjë takim, përfundoj Blakaj për Insajderin.

    /GazetaInsajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark