Insajderi
Ballina 5

Operacioni i laboratorit të drogës në Fier, dalin pamjet me dron të kapjes së 430 kg kokainë

Insajderi
25 November 2022 - 16:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Operacioni i laboratorit të drogës në Fier, dalin pamjet me dron të kapjes së 430 kg kokainë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

U publikuan pamjet e operacionit anti-drogë në Fier, i zhvilluar nga Policia e Shtetit nën drejtimin e SPAK, ku u kapën 430 kg kokainë.

Policia publikoi pamje të kapura me dron, ku shihet se forca të shumta policie futen në banesë dhe në pjesën e pasme të saj gjejnë plehun kimik, aty ku ishte fshehur sasia e konsiderueshme e kokainës.

Video

SPAK tregoi se porosia ishte bërë që në maj të 2022 dhe në plehun organik u gjetën 430 kg kokainë, vlera e të cilave kapte shifrën e 40 mln eurove.

Prokuroria tha sot se plehu organik u porosit nga Shqipëria dhe do të transportohej me anije nga Kolumbia përmes Portit të Pireut të Greqisë dhe porositësi ishte shqiptar. Deri tani janë 10 të arrestuar, ndërsa autoritetet po punojnë me partnerët e huaj për bashkëpunëtorët e tjerë jashtë territorit të Shqipërisë./Top Chanel


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark