×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Operohet Edi Rama

    Insajderi
    17 April 2023 - 08:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje në mesnatë për heqjen e apandesitit.

    Zyra e shtypit njofton se pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me appendisit akut.

    Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës , kryeministri iu nënshtruar operacionit për heqjen e apendesiti në orët e para të mëngjesit të sotëm.

    Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.

    Sipas zyrës së shtypit ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mire./Albeu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark