×
  • Lajme
  • Lajme

    Opozita kërkon dorëheqje të udhëheqësve pas rastit të vrasjes së 35 vjeçares

    Insajderi
    01 December 2022 - 10:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kërkuar dorëheqje morale nga ushtruesit e detyrës së udhëheqësve të dikastereve të shëndetësisë pas rastit tragjik të mbrëmshëm ku në derën e Klinikës së Gjinekologjisë është vrarë mbrëmë një 35 vjeçare shtatzënë.

    Ai tha se dorëheqje do të duhej të kishte edhe për rastin ku një fëmijë është abuzuar psiqikisht nga një logoped.

    Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj tha se kur e dëgjojnë këtë shqyrtim është sikur në dëshirore. Nuk ka strategji.

    Kemi shumë probleme të identifikuara që fare nuk përmenden. I përshëndes iniciativat e reja por hajde ti funksionalizojmë këto shërbime që i kemi, shembull çështja e “stroke center” 5 orë në ditë funksionon.

    Kjo nuk është e çuditshme kur jemi pa ministër të shëndetësisë dhe është qartë se shëndetësia nuk ka qenë prioritet i kësaj qeverie.

    Policia e Kosovës ka dalë me detaje pasi të mërkurën rreth orës 18:00 u vra mizorisht një grua nga ish-burri i saj para klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

    Policia tha se viktima është qëlluar me armë zjarri nga një peron i dyshuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar mjeku. Megjithatë, u tha se ende nuk është gjetur i dyshuari.

    “Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori kujdestar me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Nga njësitë policore në disa lokacione është kërkuar i dyshuari por deri tani nuk është hasur. Rasti vazhdon të hetohet nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark