×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Opozita serbe e “kryqëzon” Vuçiqin për “tradhti kombëtare”

    Insajderi
    28 February 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    E tërë Serbia është në rrezik” nga pranimi i propozimti evropian për normalizim të marrëdhënieve, ka thënë Shefi i Grupit Parlanetar të Partisë Popullore Serbe, Miroslav Aleksiç, shkruan Insajderi.

    “Është e domosdoshme të ndalohet Vuçiq që të mos bëjë atë çfarë ka ndërmend të bëjë”, tha Aleksiç ndërsa shtoi se me pranimin e marrëveshjes Serbia njeh Kosovën.

    Partitë e djathta parlamentare kanë kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Aleksandar Vuçiq derisa thanë se është prekur “rendi kushtetues” i Serbisë.

    “Serbisë i kërkohet të njohë pavarësinë e krahinës së saj jugore”, tha kryetari i Partisë së Re Demokratike të Serbisë, Millosh Jovanoviq dhe tha se “nuk do të lejohet dorëzimi i territorit të Serbisë”.

    “Është turp që duhet të flasim për këtë dhe kjo marrëveshje është dashur që në fillim të refuzohet”, tha ai./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark