×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Opozita thirri seanca të jashtëzakonshme për çmimet e energjisë elektrike, Kusari-Lila: Viti nuk filloi mbarë

    Insajderi
    15 January 2024 - 15:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Thirrja nga ana e partive opozitare PDK, LDK dhe AAK për një seancë të jashtëzakonshme për çmimet e energjisë elektrike, duke se ia ka prishur qejfin shefes së grupit parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilës, shkruan Insajderi.

    Ajo sot nga holli i Kuvendit u shpreh se “ky vit nuk po fillon mbarë”, dhe që sipas saj do të duhej të diskutoheshin çështje të tjera.

    Sipas saj, seanca e rregullt do të ishte primare pasi në të janë 31 pika, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare dhe një mori projektligjesh.

    Nuk kemi ndonjë seancë të rregullt, fillim ky që unë e quaj jo të mbarë pasi që do të duhej të kishim një seancë të rregullt që fillon me deklarimet jashtë rendit të ditës dhe me agjendën që i ka 31 pika, përfshirë marrëveshjet ndërkombëtare dhe një mori projektligjesh që i kanë plotësuar kushtet për të ardhur në seancë e për t’u votuar në dy leximet. Kemi një listë të arritjeve dhe sukseseve që kanë filluar të zbatohen në raport me pozicionin e Republikës sonë në subjektivitetin ndërkombëtar prej procesit të liberalizimit të vizave, te njohja e pasaportës së Kosovës nga të gjitha vendet jonjohëse, përfshirë edhe Spanjën”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark