×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Opsioni i ri për shpërndarjen e librave, Bajrami: Kushtoi dyfish më shtrenjtë

    Insajderi
    07 September 2023 - 18:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    “Buxheti i shtetit i kushtoi dyfish më shtrenjtë”, tha deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami teksa po komentonte versionin e ri të MASHT-t për shpërndarjen e librave, shkruan Insajderin.

    Sipas Bajramit, ka pasur disa probleme për këtë çështje.

    Ajo përmendi edhe bllokimin e xhirollogarive të prindërve nga përmbaruesit.

    “Ka thënë 4.5 milionë të ndara, e di që nuk bëhet, e më pas e kemi pasur vendimin e Qeverisë me mbi 13 milionë”, tha ajo në T7.

    “Ndan libra për Preshevën e i lë fëmijët preshevarë në Kosovë pa libra, të cilët paguajnë taksa… Sot është dashur të flitet për digjitalizimin e arsimit, që duhet të fillojë, e di që nuk bëhet brenda një viti. Nuk ka riorganizim”, tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark