×
  • Lajme
  • Lajme

    Ora pëson ndryshime nga kjo ditë

    Insajderi
    19 March 2024 - 16:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Dy javë na ndajnë nga ndryshimi i orës verore. Mes të shtunës 30 dhe të dielës së 31 marsit kthehet ora verore me akrepat e orës që lëvizin një orë përpara.

    Prej dekadash, vendet e Bashkimit Evropian aplikojnë dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.

    Krahas shteteve që e kanë përkrahur nismën e ndërmarrë për kursimin e energjisë elektrike, ka vende si Turqia e Rusia që kanë një orë vjetore.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark