Kampionati Evropian në basketboll Divizioni C për meshkuj U16 fillon nesër në Prizren. Ngjarja më e madhe sportive në qytetin prizrenas do të bashkojë tetë kombëtare, në garë për trofeun e çmuar.
20 ndeshje për pesë ditë pritet të dhurojnë spektakël në palestrën “Sezai Surroi”.
Kosova është në grup me Shqipërinë, Maltën dhe San Marinon. Sfida hapëse është ndaj Maltës, të martën mbrëma, që është përballja e parë e dardanëve të rinj në këtë Evropian. Përkrahja nga tifozët është shumë e nevojshme për basketbollistët e rinj të Kosovës.
Takimi i dytë do të jetë ndaj Shqipërisë të mërkurën dhe ndeshja e fundit në grupe ndaj San Marinos të enjten.
Në grupin tjetër garojnë Gjibraltari, Armenia, Andorra dhe Moldova.
Orari
12 Korrik
20:45 Kosova-Malta
13 Korrik
20:30 Kosova-Shqipëria
14 Korrik
20:30 Kosova-San Marino.