×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ORCA: Profesorët me pozita drejtuese paguhen më shumë se presidentja e vendit

    Insajderi
    25 November 2021 - 14:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA ka publikuar sot raportin “Transparenca dhe llogaridhënia në universitetet publike të Kosovës”, në të cilin është theksuar se profesorët me pozita të larta drejtuese kanë të ardhura mujore më të larta sesa presidentja Vjosa Osmani.

    Autorja e raportit, Liridona Ademaj, tha se stafi akademik i universiteteve publike në Kosovë vazhdon të ketë shtesa enorme në krahasim me pagën bazë, por që theksoi se në matjet e fundit këto shtesa kanë nisur të bien në disa prej universiteteve publike e në disa po vazhdojnë të rriten dukshëm.

    Ajo tha se Universiteti i Prishtinës ka shënuar rënie drastike të shumës së shtesave, ndërsa Universiteti i Gjilanit ka më së shumti shtesa mujore me një mesatare prej 838 euro.

    “Universiteti i Prishtinës ka shënuar rënie drastike të shumës së shtesave, ndërsa universitetet e tjera publike kanë pasur rënie të lehta dhe graduale përgjatë viteve. Bazuar në deklarimet e pasurisë të vitit 2021, Universiteti i Gjilanit ka më së shumti shtesa mujore me një mesatare prej 838 euro. Ndërkaq, Universiteti i Prishtinës e ka mesataren më të ulët të shtesave mujore me një shumë prej 371 euro”, tha ajo.

    Ademaj potencoi se rektori i cili paguhet më së shumti në universitete publike është Fadil Millaku, ndërsa prorektorja e cila paguhet më së shumti është Vjollca Dibra. Kjo e fundit sipas Ademajt është edhe personi më i paguar nga të gjitha pozitat në të gjitha universitetet publike.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    26 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark