×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Organizata ndërkombëtare: Në Ukrainë, Rusia ka instaluar “qendra të torturës”

    Insajderi
    13 April 2023 - 12:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Human Rights Watch ka publikuar raportin në lidhje me gjendjen e luftës Rusi-Ukrainë. Në mes tjerash në të është cekur se pala ruse ka pasur “qendër të torturës”, në të cilën janë ndaluar paligjshëm dhe torturuar civilët e qytetit Hersonit.

    Sipas kësaj organizate këto qendra kanë qenë në ndërtesën e komunës, në një shkollë lokale dhe në hangarin e një aeroprtit.

    Përveç tjerash në raport është thënë se forcat ruse kanë rrahur të burgosurit, i kanë torturuar me elektroshok, i kanë detyruar që të qëndrojnë në pozicione që iu shkaktonin dhimbje si dhe i kanë kërcënuar me vdekje dhe gjymtim.

    Të intervistuarit nga organizata thanë se civilët ishin rrëmbyer nën dyshimet se po ofronin apo po shprehnin mbështetje për ushtrinë apo Qeverinë ukrainase, dhe se po luftonin kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia në disa pjesë në lindje të Ukrainës.

    Më 4 prill, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i OKB-së votoi për zgjatjen dhe zgjerimin e mandatit të një trupi hetues, që po heton krimet e luftës që mund të jenë kryer në Ukrainë, shkruan REL, përcjell Insajderi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark