×
  • Lajme
  • Lajme

    Organizatorët e peticionit për Xhaminë: KMLDNJ po keqinformon opinionin

    Insajderi
    17 July 2017 - 12:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një nga organizatorët e peticionit për Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ndaj të cilëve reagoi sot Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, Yll Rugova, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se kjo organizatë po e keqinformojnë opinionin.

    Ai është ndalur tek një deklaratë e KMLDNJ-së në të cilën thuhet se me “peticionin e fundit po bëhen përjashtime në baza fetare, po shkelen të drejtat e një komuniteti fetar (shqiptarë të besimit islam, turq, goranë, boshnjakë, romë, ashkalinj dhe egjiptas – qytetarë të Kosovës) duke ua mohuar të drejtën elementare të ndërtimit të objekteve të kultit edhe në rast kur nuk janë në kundërshtim me ligjin”.

    Rugova thotë se KMLDNJ e ka keqkuptuar të gjithë çështjen.

    “Nuk po e kuptoj nëse qëllimisht po e keqinformojnë opinionin KMDLNJ-ja, por ne si nënshkrues të kërkesës për rishikim të projektit të xhamisë nuk jemi kundër ndërtimit të xhamisë, por jemi për respektim të kritereve dhe Planeve Rregullative”, ka shkruar Rugova.

    Ai madje ka dhënë edhe në version se përse KMLDNJ-ja po e bënë këtë gjë.

    “Po kam dëshirë të besoj se ky institucion nuk e ka kuptuar drejtë kërkesën e qytetarëve, arkitektëve dhe shoqërisë civile. Përndryshe do të përforcohej ajo ideja që kjo organizatë tashmë hyn në listën e organizatave të kapura nga PDK dhe klane tjera në funksion të politikave ditore dhe interesave personale”, ka shkruar Rugova./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark