×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Organizohet konferenca shkencore “Trashëgimia mistike në Kosovë”

    Insajderi
    07 November 2023 - 18:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Të enjten, në datën 9 nëntor 2023, ora 10:00, Departamenti i Orientalistikës organizon konferencën shkencore “Trashëgimia mistike në Kosovë”.

    Kjo konferencë mbahet në sallën e dekanatit në Fakultetin e Filologjisë, Universiteti i Prishtinës.

    Programi i konferencës:

    10:00-11:30 Seanca e parë

    Udhëheqës i seancës: prof. dr. Abdulla Hamiti

    1. Metin Izeti: Tesavvufi në Kosovë ndërmjet traditës dhe perspektivës

    2. Lulzim Shehu: Bashkësia e Tarikateve, ruajtëse e jetës mistike-islame në Kosovë

    3. Alban Dobruna: Tarikati Islam Halveti në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare

    4. Parim Kosova: Tarikatet dhe teqet e qytetit të Prizrenit

    5. Krenar Doli: Ndikimi i muzikës sufiste në muzikën qytetare shqiptare: Rasti i Gjakovës

    6. Fahredin Shehu: Dialektika e dashurisë në praktikën e Ziqrit në Kosovë

    7. Zymer Ramadani: Elementet misitike në poezinë e Miraxhit të Mehmet Salihut

    12:00-13:30 Seanca e dytë

    Udhëheqës i seancës: prof. dr. Metin Izeti

    1. Abdulla Hamiti: Tradita e hershme letrare mistike në Kosovë: Suzi dhe Shem’i nga Prizreni

    2. Nuran Malta Muhaxheri: Mistikja dhe letrarja në veprën e Ymer Lutfi Paçarizit

    3. Zekije Xhafçe: Rizbulimi i dorëshkrimit të Sheh Malës dhe përkthimi i Varidatit

    4. Jahja Hondozi: Risalet e Sheh Maliqit, trajtim gjuhësor – tematik

    5. Fahri Avdija: Trashëgimia mistike e Shejh Selim “Sami” Drejtës

    6. Leonora Hajra: Antropologjia mistike si substrat i modelimit letrar në prozën e Teki Dervishit

    7. Shkemb Nivokazi: Shejh Adem Nuri Gjakova dhe vepra e tij “Rehber”

    8. Abdulla Rexhepi: Arketipi i dervishit në letërsinë popullore

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark