×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani: Aplikimi në BE sot i dërgohet Presidencës Çeke

    Insajderi
    15 December 2022 - 10:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

    Sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti i vendit obligohet që së paku njëherë në vit t’i drejtohet Kuvendit.

    Osmani konfirmoi se sot do t’i dërgohet aplikimi në BE, Presidencës Çeke.

    “Gjatë vitit 2022 kemi investuar në zgjerimin e marrëdhënieve. Politika jonë po i shërben interesave të qytetarëve, ndërtimin e partneritetit me shtete të ndryshme dhe thellimin e aleancave me partneret tanë strategjik. Dje nënshkruam aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ndërsa sot i dërgohet Presidencës Çeke”, tha Osmani.

    Ajo tha para deputeteve se puna e qytetarëve ka kontribuar që Kosova të fuqizohet si përbrenda, po ashtu edhe në rrafshin ndërkombëtar.

    “Janë qytetarët tanë që gjithnjë konfirmojnë se kur krijohen kushtet e duhura dhe garantohen platforma adekuate, suksesi është pothuajse çdo herë i sigurt. Këtë na e kanë dëshmuar me arritjen në sport, në art, në shkencë e kudo tjetër. Si e tillë, nga viti në vit, Kosova jonë me ju qytetarë të dashur dhe përmes jush fuqizohet gjithnjë e më shumë”, tha ajo.

    E para e shtetit potencoi se Kosova ka dëshmuar po ashtu se është shtet paqedashës e i besueshëm.

    “Këtë vit e kemi hapur Kosovën për botë, përmes forumeve e ngjarjeve kulturore ndërkombëtare, si dhe kemi dërguar një copë Kosove anembanë botës, nëpërmjet artistëve, sportistëve, diplomatëve, shkencëtarëve, studentëve e afaristëve. Në secilin rast ne i treguam botës që Kosova është vend i rinisë, i ambicies së paepur e të shëndoshë. Ne dëshmuam se jemi vend i potencialit dhe një shtet partner paqedashës dhe i besueshëm. Solidariteti, mirëkuptimi e përkrahja ndaj njëri tjetrit, na dëshmoi të dalim të sukseshëm përgjatë sfidave historike, në rrugën tanë të gjatë e përplot sakrifica”, shtoi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark