×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani: E nderuar që shumë miq e aleatë na janë bashkuar për të festuar ditën e Pavarësisë

    Insajderi
    19 February 2024 - 08:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ndarë një video nga pritja shtetërore që u organizua për nderë të 16 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Ajo ka thënë se ndihet e nderuar nga prezenca e miqve dhe aleatëve që iu bashkuan festës së pavarësisë.

    Në një postim në “X”, Osmani kërkoi që bashkëpunimi me ta të vazhdojë.

    “E nderuar që kemi pasur kaq shumë miq dhe aleatë që na janë bashkuar për të festuar ditën tonë të Pavarësisë. Le të vazhdojmë të punojmë së bashku, të forcojmë aleancat tona dhe të ndërtojmë premtimin e vendit tonë të madh dhe vlerat mbi të cilat është ndërtuar Republika jonë”, shkroi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark