×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani: Festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit

    Insajderi
    10 April 2024 - 08:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët për festën e Fitër Bajramit, duke thënë se solidariteti ndër-njerëzor, i cili e shoqëron muajin e bekuar të Ramazanit është trashëgimi e jona e çmuar.

    Osmani në një postim në Facebook shkruan se festa e Fitër Bajramit është përkushtim ndaj besimit, sakrificës dhe vetëmohimit.

    “Lutjet dhe sakrifica juaj përgjatë muajit të Ramazanit u pranofshin. Ju përcjelltë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!

    Në këtë ditë feste, të gjithë duhet ta hapin zemrën, ta shtrijnë dorën e mirësisë dhe bujarisë për ata që kanë nevojë.

    Qoftë kjo ditë e mbushur me gëzim të pakufishëm, paqe, tolerancë dhe respekt të ndërsjellë!”, shkruan presidentja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark