×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani flet për raportet e Kurtit me ShBA: Nuk i injoroj problemet, ka pasur dallime mes zyrtarëve amerikanë dhe Qeverisë

    Insajderi
    10 July 2024 - 21:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja Vjosa Osmani është pyetur për raportet e zyrtarëve të lartë të vendit Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të cilat thotë nuk i injoron problem, por shton se ka pasur dallime mes zyrtarëve amerikanë dhe atyre të Qeverisë së Kosovës.

    Osmani teksa u pyet për këto marrëdhënie siç u vlerësuan si problematike, thotë se Kosova në asnjë mënyrë nuk po injorohet dhe se nuk ka asnjë shtet të rajonit që është më prezent sesa Kosova, qoftë në Uashington qoftë në samite të tjera.

    “Në Kushtetuën e Republikës së Kosovës institucioni i presidentit udhëheq politikën e jatshme. Pra është gjëja më normale që ftesat për në Uashington, për në Nju Jork, për në samitin e ‘Europian Political Community’, ku unë do të udhëtoj pas pak ditësh, në samitin EU Western Balkans, në samitin e Paqes për Ukrainën, ku isha, të jenë për presidenten sepse ky është zbatim i kushtetutës së Republikës së Kosovës. Dhe kështu ka qenë gjithnjë edhe me presidentët paraardhës, të cilët e kanë përfaqësuar Republikën e Kosovës në aspektin ndërkombëtar”, në një intervistë për Zërin e Amerikës.

    Tutje, Osmani thotë se temat që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit tonë dhe të rajonit duhet të dakordohen dhe të koordinohen me partnerët tanë.

    “Tani unë nuk dua të sillem këtu kinse se po i injoroj problemet. Natyrisht ka patur dallime natyrisht në qasje, jo në qëllim, por në qasje në raste të caktuara, mes zyrtarëve amerikanë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës. Megjithatë si presidente e Republikës vazhdimisht bëj thirrje për shkak të interesit të Kosovës, dhe për këtë shkak duhet të shohim shumë më aftagjatë, dhe jo vetëm për ndonjë fitore të momentit që tema që kanë bëjnë me sigurinë në Kosovë dhe në rajon, meqenëse të gjitha varen edhe nga partnerët tanë të sigurisë, dhe për shkak të kontributit të tyre dhe për shkak se janë pjesë e këtyre aleancave të vlerave, ne duhet t’i dakordojmë, t’i koordinojmë, t’i flasim paraprakisht me partnerët tanë. Sepse besimi i ndërsjellë është elementi më i rëndësishëm, në çdo raport edhe në politikën e brendshme, por edhe ndërkombëtarisht”.

    Në fund, Osmani shtoi se veprimet që bëhen si befasi në raport ndaj partnerëve nuk mund t’i ndihmojnë Kosovës.

    “Unë jam e bindur që veprimet që bëhen si befasi, në raport ndaj partnerëve, pavarësisht qëllimit legjitim dhe përputhjes me kushtetuën, në aspektin aftgjatë nuk mund t’i ndihmojnë Kosovës, përkundrazi vetëm në qoftë se ato koordinohen me partnerët sidomos me aleatët tanë në SHBA”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark