×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani: Kemi punuar për t’i fuqizuar gratë ekonomikisht

    Insajderi
    20 March 2024 - 15:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Samitin e tretë të Demokracisë që është mbajtur në Republikën e Koresë, ka thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në avancimin e sundimit të ligjit.

    “Ne kemi dëshmuar gjithashtu edhe përkushtimin tonë ndaj standardeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimit, duke miratuar Deklaratën kundër ndalimit arbitrar në marrëdhëniet ndërshtetërore; duke u bërë pjesë e Deklaratës së Parimeve për ta luftuar represionin transnacional së bashku me gjashtë vende të tjera demokratike, në tetorin e kaluar; si dhe duke punuar ngushtë me Shtetet e Bashkuara drejt avancimit të përpjekjeve të përbashkëta për të luftuar manipulimin e informacioneve nga ndonjë shtet i huaj”, tha Osmani.

    Më tutje Osmani tha se kanë punuar për t’i fuqizuar gratë ekonomikisht.

    “Me barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave në themel të të gjitha zotimeve tona, ne kemi punuar me të gjitha institucionet dhe me shoqërinë civile për ta luftuar dhunën me bazë gjinore, për t`i fuqizuar gratë ekonomikisht dhe për ta forcuar rolin e tyre në institucionet publike dhe politike”, u shpreh ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark