×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani: Kosova e gatshme t’i mbajë zgjedhjet në komunat veriore

    Insajderi
    14 September 2023 - 12:32
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    para e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova është e gatshme t’i mbajë zgjedhjet në katër komunat veriore, por sipas saj problemi qëndron tek serbët që jetojnë atje, pasi siç tha ajo ata po frikësohen nga njerëzit që paguhen e nxiten nga vetë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

    Këto deklarata ajo i bëri në një intervistë për “Politico”, ndërsa shtoi se serbëve lokalë atje po u bëhet presion që të mos marrin pjesë në këto zgjedhje.

    Presidentja Osmani theksoi se ende nuk po shihet ndonjë lëvizje ku presidenti Vuçiq do të ndalojë të ndërhyjë në zgjedhjet e një shteti tjetër.

    “Jemi të gatshëm të mbajmë këto zgjedhje, problemi është se komuniteti serb që jeton në veri të Kosovës, që është vetëm një e treta e të gjithë serbëve që jetojnë në Kosovë, po frikësohet nga njerëzit që paguhen, përkrahen dhe nxiten nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe nga Serbia. Atyre u bëhet presion të mos marrin pjesë në zgjedhje. Ne ende nuk po shohim lëvizje ku Vuçiqi do të ndalojë së ndërhyri në zgjedhjet e një shteti tjetër”, tha Osmani.

    Ajo shpreson që komuniteti ndërkombëtarë të mos lejojë sërish Vuçiqin të bëjë presion, ndërsa shtoi se serbët lokalë nuk i bojkotuan zgjedhjet në mënyrë vullnetare.

    “Neve na duhet garancë për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje. Adresa për presion është Beogradi, jo Kosova”, shtoi ajo.

    Osmani gjithashtu ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në BE, e sipas saj kjo e fundit duhet t’i përshpejtojë punët.

    “Mbi 93 për qind të popullatës sonë janë pro rrugës së integrimit në BE. Por, nuk është vetëm kjo, ne besojmë se është rruga e vetme që sjellë prosperitet, zhvillim ekonomik, dhe paqe të qëndrueshme e stabilitet. Dhe për një rajon që ka kaluar aq shumë në të kaluarën, sigurimi i paqes, që më pas hap rrugët e prosperitetit, është esencial”, tha Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark