×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani në Ditën Ndërkombëtare të Gruas: Sot, nesër e çdo ditë, me ju dhe për ju

    Insajderi
    08 March 2024 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ka thënë se shënojnë arritjet e grave dhe vajzave si dhe përpjekjet e jashtëzakonshme të tyre në Kosovë dhe kudo në botë për të drejta të barabarta.

    Osmani tha se sot kujtojnë të gjitha ato gra e vajza që s’janë në mesin tonë, e të cilat sipas saj, u shndërruan në simbol rezistence, lufte dhe angazhimi për liri e barazi.

    “Forca, qëndrueshmëria dhe zelli juaj i pashoq për emancipim të vazhdueshëm, zhvillim e barazi qëndron fort në themelet e Republikës sonë. Sot, nesër dhe çdo ditë, me ju dhe për ju”, shkroi ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark