×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Osmani në mes të Beogradit kërkon integrim e komunitetit etnik shqiptar në shoqërinë serbe

    Insajderi
    25 May 2023 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka ngritur në Beograd, çështjen e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Luginë.

    “Të adresohen çështjet e integrimit të mëtejmë të komunitetit etnik shqiptar në shoqërinë serbe, përmes planit shtatë pikash si dhe të merren parasysh shqetësimet e ngritura nga komunitetet lidhur me pasivizimin e adresave që shpresojmë të adresohen brenda kornizës kushtetuese të Serbisë”, tha ai.

    Osmani mes tjerash në konferencën për medie, ka thënë se dialogu dhe bashkëpunimi konstruktiv duhet të jenë imperativ, duke shprehur mbështetje të fuqishme të OSBE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, të ndërmjetësuar nga BE-ja.

    Në këtë kontekst iu referua edhe rëndësisë së takimit i cili u mbajt në Ohër me çka edhe më tej u hap rruga për normalizimin e marrëdhënieve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark