×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Një pjesë e propozimit amerikan për dinarin u pranua, është urgjente që çështja të zgjidhet

    Insajderi
    18 March 2024 - 14:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se nga ajo që është njoftuar sa i përket çështjes së dinarit dhe propozimeve të SHBA-së për këtë çështje, pala kosovare është pajtuar pjesërisht.

    Sipas saj, pjesa e dytë të cilën akoma nuk ka pajtim është ndihma financiare që vjen nga Serbia të mos shkoj në duart e personave që i kanë përdorur për korrupsion e krim të organizuar.

    Për pjesën e dytë të propozimit, ajo ka thënë që Kosova po shqyrton mënyra për të garantuar që ndihma që niset prej Serbisë për komunitetin serb në Kosovë, të mos shkojë në duar të gabuara.

     “Deri tani ka pajtim për një pjesë të propozimit nga ajo që jam informuar dhe nuk ka pajtim për një pjesë tjetër të propozimit. Është shume pozitive që komuniteti ndërkombëtar në krye me SHBA pajtohen që të mos ketë qarkullim të dinarit më në Kosovë. Edhe me ndihme e tyre kemi arritur që tash e tutej edhe ato kërkesa edhe ato ndihma financiar që vijnë nga Serbia tash e tutje të arrijnë në euro dhe jo në dinar. Kjo e zgjidh një pjesë të madhe të problemit. Tash me ndihmën e SHBA kemi arritur që siç kemi deklaruar edhe me herët për zbatimin e plotë të Kushtetueses edhe në praktikë na duhen aleatë”, u shpreh Osmani.

    Ajo ka shtuar se për pjesën tjetër do të ishte ideale që të kishte pajtueshmëri në midis palëve në Bruksel, në takimin e radhës që pritet të mbahet më 19 mars, në nivel të kryenegociatorëve.

    “Pjesa e dyte të cilën akoma nuk ka pajtim jam shpresë plote që edhe ajo pikë të arrijmë shpejt, është si duhet të sigurohemi që çdo ndihmë financiare që vjen nga Serbia të mos shkoj në duart e personave që kanë abuzuar, që janë korruptuar dhe i kanë marr parat kinse në emër të qytetarëve por i kanë shfrytëzuar për korrupsion e krim të organizuar. Edhe për atë pjesë është ende duke u hartuar një plan. Më e mira do të ishte sikur të arrihej ne Bruksel, sepse është nesër takimi, do të ishte e mirëseardhur që ky pajtim  të arrihej nesër në Bruksel. Dhe nëse jo në Bruksel është urgjente që kjo çështje të zgjidhet. Kosova ka problem shumë më të mëdha, ndër të tjera sigurimi i kufirit nga Serbia e cila vazhdimisht mendon se si ta sulmoj Kosovën. Secili prej nesh duhet të ulët me aleat dhe të sigurohemi që të mbrohet çdo pëllëmbë i territorit tonë dhe çdo qytetari, për të arritur këtë duhet të punojmë më aleatët”, ka thënë ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark