×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani: Njohja e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet anëtare të BE-së është çështje kohe

    Insajderi
    10 April 2023 - 12:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja, Vjosa Osmani në një intervistë për mediumin katalonas “El Periodico” mes tjerash ka folur edhe për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

    Ajo ka thënë se është çështje kohe që disa prej këtyre shteteve zyrtarisht ta njohin shtetësinë e Kosovës.

    “Sa i përket pesë vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën, besoj se jemi në rrugën e duhur dhe do të gjendet një zgjidhje. Pavarësia e Kosovës është një fakt i pakthyeshëm, kështu që ne jemi këtu për të vazhduar të jemi shtet i pavarur dhe sovran, është vetëm çështje kohe se sa shpejt disa vende e zyrtarizojnë vendimin e tyre për të na njohur”, ka deklaruar Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark