×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani: Partneriteti Kosovë-ShBA është i palëkundur

    Insajderi
    07 July 2023 - 14:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, të enjten ka qenë e ftuar në Ambasadën Amerikane për të festuar 247-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në llogarinë e saj në “Facebook”, Osmani ka thënë se atje nuk është festuar vetëm Dita e Pavarësisë së ShBA-së.

    “Mbrëmë, krahas aleatëve tanë amerikanë, festuam jo vetëm Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, por edhe miqësinë tonë të përhershme, partneritetin e palëkundur dhe raportet e veçanta në mes të popujve tanë”, ka shkruar ajo në rrjetin social.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark