×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani për Shqipe Bajçinca-Brestovcin: Kontributi i saj në edukimin e brezave të rinj është i jashtëzakonshëm

    Insajderi
    01 April 2024 - 12:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime familjes së Shqipe Bajçinca-Brestovci, e cila ishte anëtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.

    “Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të profesoreshës së Fakultetit të Edukatës Fizike të Universitetit të Prishtinës, Shqipe Bajçinca – Brestovci, e cila njëherësh ka bartur disa pozita në periudha të ndryshme, në organizata sportive brenda e jashtë Kosovës”.

    Osmani ka thënë se kontributi i saj në edukimin e brezave të rinj është i jashtëzakonshëm.

    “Kontributi i saj në edukimin e brezave të rinj , por edhe në zhvillimin e sportit kosovar është i jashtëzakonshëm, ndaj do të kujtohet përherë si pjesë e kësaj historie. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe komunitetit sportiv. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, ka shkruar Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark