×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Osmani përkujton Betejën e Koshares, por nuk dekreton ish-luftëtarin e kësaj beteje për Kryeprokuror

    Insajderi
    09 April 2023 - 21:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    9 prilli i këtij viti shënoi 24-vjetorin e Betejes së Koshares. Krerë të institucioneve shtetërore nderuan të rënët dhe ish-luftëtarët. Ajo që u përulë para trimërisë dhe sakrificës së luftëtarëve të lirisë, ishte dhe presidentja, Vjosa Osmani. Mirëpo e njëjta në praktikë po vepron ndryshe. Nuk po e respekton si duhet një ish-luftëtar të kësaj beteje. Osmani nuk po e dekreton për kryeprokuror, Blerim Isufajn.

    Këtë të mërkurë, Këshilli Prokurorial i Kosovës adresoi një kërkesë në Zyren e Presidentes. KPK kërkoi dekretimin e Blerim Isufaj në pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

    Sipas njoftimit, kjo kërkesë është bërë duke marrë parasysh se janë shterur të gjitha rrugët ligjore që kanë rezultuar se procesi për rekrutimin e pozitës së Kryeprokurorit të Shtetit ka qenë i drejtë dhe legjitim.

    Në arsyetimin e presidencës për mosdekretim, u tha se ka pasur kontestim në rrugë gjyqësore të procedurave të zhvilluara në KPK nga disa nga kundërkandidatë.

    Duke mos dhënë një afat të saktë, nga ky institucion thanë se Presidentja do të pres shterimin e të gjitha afateve kushtetuese dhe ligjore që kanë në dispozicion kundërkandidatët e pakënaqur, të cilët ndodhen në procedura gjyqësore.

    Blerim Isufaj qysh me 6 prill 2022 ishte përzgjedhur nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit. Përpos se ishte i zëshëm në pozita kyçe në sistemin prokurorial, Isufaj dikur ishte edhe luftëtar i UÇK’së.

    Ai kishte marrë pjesë në Betejen e Koshares. Si 30 vjeçar, Isufaj iu kishte bashkuar Brigadës së Agim Ramadanit, të cilën Osmani sot e lartësoi.

    Përvoja e punës së Blerim Isufajt:

    • Praktikant në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, (gusht2002 – korrik 2003)

    • Bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Publike të Qarkut në Pejë, (prill 2004 – maj 2008)

    • Këshilltar politik për çështje juridike i ministrit të Drejtësisë(maj 2008 – qershor 2010) Nekibe Kelmendi

    • Prokuror i Qarkut dhe Krimeve të Rënda nga muaji korrik2010 deri në muajin mars 2013

    • Prokuror në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, nga muaji gusht 2013 deri më 14.01.2016

    • 14.01.2016 – 14.01.2019 Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës.

    • 2019- Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Kosovës. /GazetaInsajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark