×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Osmani pritet nga presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq

    Insajderi
    27 June 2023 - 10:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për Podgoricë ku do të merrë pjesë në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.

    E para e shtetit tashmë ka mbërritur në vendin ku do të mbahet samiti në Podgoricë , ku është pritur nga presidenti i Malit te Zi, Jakov Milatoviq.

    Gjatë samitit delegacionet e 13 shteteve pjesëmarrëse do të diskutojnë për paqen, sigurinë, stabilitetin e zhvillimin politik e ekonomik të vendeve të rajonit.

    Sipas një njoftimi për media nga Presidenca e Kosovës, bëhet e ditur se në këtë Samit, presidentja Osmani do t’i bashkohet krerëve të 13 shteteve për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për përshpejtimin e perspektivës evropiane të rajonit, garantimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe promovimit të bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit të qëndrueshëm.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark