×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani publikon fotografi me mbretin e ri të Anglisë e kryeministren

    Insajderi
    19 September 2022 - 11:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshën Elisabeth II, atje është takuar me figura të rëndësishme të Anglisë, shkruan Insajderi.

    Nga atje, Osmani ka publikuar fotografi ajo shihet se është takuar me Mbretin Charles III në Pallatin Buckingham si dhe kryeministren e re të Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss.

    “Krahas Familjes Mbretërore dhe liderëve të tjerë botërorë, ne morëm pjesë në pritjen e Mbretit në Pallatin Buckingham për të nderuar trashëgiminë e Mbretëreshës Elizabeth II.

    “Mbretëresha do të mbahet mend si një simbol i forcës dhe elasticitetit, dhe për angazhimin e saj të palëkundur ndaj shërbimit publik”, ka shkruar presidentja.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark