×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Serbia akoma fle mbi varreza masive, refuzon t’i hap arkivat

    Insajderi
    27 April 2024 - 12:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot është shënuar dita e personave të Zhdukur me Dhunë në Luftë.

    Në këtë ditë, presidentja, Vjosa Osmani ka kujtuar rreth 1 mijë e 600 persona që vazhdojnë të jenë të zhdukur, shumë prej tyre fëmijë që iu morën nënave nga djepi.

    Osmani ka thënë se Serbia vazhdon të fle mbi varreza masive dhe refuzon t’i hapë arkivat ku gjenden informacionet për kosovarët e zhdukur.

    “Rreth 1600 te zhdukur me dhunë akoma na mungojnë. Shumë prej tyre fëmijë që ua morën nënave nga djepi.Serbia akoma fle mbi varreza masive e refuzon t’i hapë arkivat ku gjinden informatat për më të dashurit tanë.Por e vërteta dhe drejtësia do të triumfojnë sërish!”, ka shkruar presidentja.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    09 May 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark