×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani: Shqipëria është zëri ynë atje ku nuk kemi përfaqësim, duhet ta unifikojmë politikën e jashtme

    Insajderi
    17 January 2024 - 10:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka komentuar mbi raportin e saj me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

    Ajo ka thënë se pavarësisht dallimeve në disa çështje, është shumë me rëndësi që shqiptarët të unifikojnë politikën e tyre të jashtme.

    “Me qëllim të shtyrjes përpara të prioriteteve tona, është shumë me rëndësi që shqiptarët në rajon të unifikojnë politikën e jashtme. Shqipëria është zëri ynë atje ku nuk kemi përfaqësim, ndaj pavarësisht dallimeve që kemi pasur në disa çështje, ne duhet të vazhdojmë të koordinohemi dhe ta konsiderojmë shtetin shqiptar jo vetëm shtet simotër, por aleat strategjik të fuqishëm në përballje me sfidat që i kemi përpara”, ka thënë ajo.

    Tutja, Osmani ka deklaruar se bashkëpunimi me Shqipërinë është esencial.

    “Kosova duhet të vlerësojë e të fuqizojë më shumë se çdo herë tjetër aleancat e saj. Bashkëpunimi e bashkërendimi me ata që na qëndruan pranë në momentet më të rënda të historisë sonë është veprim në shërbim të shtetit. Shteti ynë i ka themelet e forta sepse qëndron mbi sakrificën e popullit tonë, por edhe mbi partneritetet që i kemi ndërtuar. Prandaj, bashkëpunimi me Shqipërinë në fuqizimin e shtetit të Kosovës është esencial”, ka deklaruar e para e shtetit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark