×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani takohet me Rohden, e falënderon për mbështetjen e Gjermanisë për votimin në Asamblenë Parlamentare

    Insajderi
    24 April 2024 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

    Në takim, Osmani dhe Rohde folën për zhvillimet aktuale politike në vend dhe për zhvillimet e sigurisë.

    “Presidentja Osmani, ndër të tjera theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili krijon mundësi të mbrojtjes së të drejtave të të gjithë qytetarëve tanë pa dallim. Në këtë kontekst ka falënderuar ambasadorin Rohde për mbështetjen e Gjermanisë në procesin e votimit në Asamblenë Parlamentare”, thuhet në njoftimin e presidencës.

    Tutje, bëhet e ditur se Osmani e Rohde folën edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Gjermanisë.

    “Presidentja Osmani, e cilësoi Gjermaninë si aleate strategjike dhe mbështetëse të fuqishme e Kosovës në rrugën euroatlantike”, thuhet në njoftim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark