×
  • Lajme
  • Lajme

    Osmani: Të mos e harrojmë historinë se rrezikojmë t’i nënshtrohemi përsëritjes

    Insajderi
    06 March 2023 - 12:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot, në Kuvendin e Kosovës është mbajtur seanca kushtuar Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në të cilën kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jasahri dhe presidentja, Vjosa Osmani.

    Në fjalimin e saj, Osmani në mes të tjerash ka deklaruar se historia nuk duhet harruar pasi që mund të na çojë në përsëritjen e saj.

    “Nuk thuhet kot se popujt që harrojnë historinë e tyre rrezikojnë t’i nënshtrohen përsëritjes së saj. Prandaj, ne duhet e do ta mbajmë të gjallë kujtesën për sakrificën e familjes Jashari dhe për të gjithë luftën e UÇK-së. Ne duhet ta ruajmë histrorinë e kësaj familje të prirë nga komandanti legjendar, Adem Jashari, dhe sakrificën e një populli të tërë, si pjesën më të dhimbshme. Ngase, duke i kujtuar ata, ne e shtresojmë kujtimin tonë për vetvetën”, ka thënë presidentja, Vjosa Osmani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark