×
  • Lajme
  • Insajderi

    Osmani thotë se populli duhet të luftojë për kujtesën kundër harresës

    Insajderi
    15 January 2023 - 18:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja Vjosa Osmani ka vizituar sot Reçakun në 24 vjetorin e masakrës.

    Osmani ka thënë se si popull duhet të luftojmë për kujtesën kundër harresës.

    Sipas saj, vetëm e vërteta ndihmon në ndërtimin e një të ardhme të bazuar në paqe.

    Postimi i plotë në Facebook:

    Reçaku dëshmoi se Kosova ishte edhe sfidë e përballjes së botës demokratike me dilemën: a do të dorëzohej një qytetërim i tërë para një barbarie, apo do të vepronte në mbrojtje të vlerave të veta, duke e mbrojtur një popull të shtypur, që rrezikonte të shfarosej nga nje regjim me qëllime gjenocidale?

    Prandaj, si popull që sakrifikuam gjithçka për lirinë tonë, sot duhet të luftojmë për kujtesë kundër harresës, gjithnjë duke shikuar kah e ardhmja. Të kthehemi në Reçak e në çdo vend tjetër ku barbaria serbe la gjurmë tmerri, ta themi me zë të lartë se këtu kanë ndodhur krime kundër njerëzimit, siç e tha ambasadori Ëalker para njëzet e katër vjetësh; ta dëshmojmë të vërtetën e Reçakut e të gjithë Kosovës, sepse vetëm e vërteta ndihmon në ndërtimin e një të ardhmeje të bazuar në paqe. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark