×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Osmani, Walkerit: Faleminderit që u bëre zëri ynë kur nuk kishim zë

    Insajderi
    15 January 2024 - 11:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka bërë sot homazhe për viktimat e Masakrës së Reçakut. E para e vendit e ka falënderuar ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, William Walker, që i dha jehonë asaj që kishte ngjarë më 1999.

    “Jemi këtu për të falënderuar sërish ambasadorin William Walker, që u bë zëri i të gjitha viktimave në një kohë ku ne fatkeqësisht nuk kishim zë”, ka thënë Osmani në fjalën e saj në 25-vjetorin e Masakrës së Reçakut.

    “Në një kohë kur kishim nevojë për mbrojtjen e botës demokratike dhe ishte pikërisht Masakra e Reçakut ajo që e ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës dhe nëpërmjet zërit të ambasadorit Walker u dëgjua edhe klithma e mijëra e mijëra viktimave shqiptare anekënd Kosovës”.

    Më tutje Osmani shprehu mirënjohje të thellë Walkerit edhe për punën e tij pas luftës në Kosovë ku ka insistuar për të vërtetën që ngjau në këtë fshat të Shtimes pavarësisht mohimeve të Serbisë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark