×
  • Lajme
  • Insajderi Video
  • Insajderi Video

    “Pa aprovimin e Kurtit nuk…” – Shqiprim Arifi flet ekskluzivisht për Insajderi pasi u shkarkua nga posti i kryetarit të Preshevës

    Insajderi
    23 April 2024 - 15:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditë më parë, Shqiprim Arifi u shkarkua nga pozita e kryetarit të Luginës së Preshevës.

    Pas këtij shkarkimi që iu bë, ai ka folur ekskluzivisht për Insajderin, thotë se këtë vendim nuk e mori pjesë veç Vuçiqi e përmend edhe kryeministrin Kurti.

    “Pa ndihmën e shqiptarëve që janë fort të linkuar me kryeministrin Kurti, dhe pa aprovimin e tij kjo kurrë nuk kish mujt me ndodhë…”, është shprehur ai.

    Arifi theksoi se ky veprim i Vuçiqt erdhi pak ditë pasi ai u gjobit nga Gjykata serbe për vendosjen e flamurit kuq e zi në ndërtesën e komunës me 28 nëntor.

    Tutje, ai thotë se largimi do të përcjellët me efekte anësore.

    “E ka largu një zë kritik….”, deklaroi pos tjerash.

    Disa fjalë ai i pati edhe për të sapozgjedhurin si kryetar të Preshevës, Ragmi Mustafa.

    Për më tepër ndiqeni pjesë nga intervista:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark