×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Pa fjalë”, kryetari i Ferizajt reagon pas aksidentit, një nga viktimat ishte zyrtar i komunës

    Insajderi
    22 February 2023 - 23:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Ferizajit Agim Aliu, ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, sonte në magjistralen Shtime-Ferizaj.

    Ai tha se kanë mbetur të tronditur teksa ka treguar se dy nga viktimat janë nga fshati Dremjak i Ferizajt,

    Një nga viktimat ishte punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në këtë komunë.

    “Pa fjalë, të tronditur nga aksidenti i sontëm në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 bashkëqytetarë, dy prej tyre nga fshati Dremjak i Ferizajt e dy nga Komuna e Shtimes, në mesin e tyre edhe një punonjës i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Ferizajt. Në këto momente dhembje e pikëllimi të thellë, jemi me familjet e tyre, për t’i shprehur ngushëllimet më të sinqerta, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë aksident tragjik”, shkroi ai.

    Ndëkaq edhe kryetari i Shtimes, Qemajl Aliu ka reaguar pas aksidentit tragjik. Aliu tha se kjo është ditë e kobshme për Shtimën dhe shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark