×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Votat me 14 shkurt – Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj ish nënkryetarit të Kllokotit

    Insajderi
    14 August 2023 - 15:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Parregullsi me votat gjatë votimit më 14 shkurt 2021 kanë bërë që Prokuroria Speciale e Kosovës të ngre aktakuzë ndaj ish nënkryetarit të komunës së Kllokotit, S.M.

    Sipas njoftimit nga Prokuroria thuhet se Departamenti Special, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet S.M. ish nën-Kryetar i Komunës së Kllokotit, për shkak se u vërtetua dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale ‘’Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve’’ e sanksionuar me nenin 210 lidhur me nenin 31 të Kodit Nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës.

    Prokuroria Speciale njofton se hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri S.M. në bashkëkryerje me të dënuarin B.D. dhe persona të tjerë, ka kanosur seriozisht qytetarët e nacionalitetit serb të Komunës së Kllokotit, me qëllim të ndikimit në vullnetin e tyre zgjedhor, gjatë periudhës kohore të zgjedhjeve të Përgjithshme të Parakohshme Parlamentare të mbajtura me datë 14 shkurt 2021, duke u kërkuar që të votojnë për subjektet e caktuar politike, me kërcënimin se do ti largonin nga puna, ashtu që i dënuari B.D. në cilësinë e Kryetarit të Komunës, ka siguruar vota në mënyrë të kundërligjshme për subjektin politik ‘’Lista Serbe’’, kurse i pandehuri S.M. në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Kllokotit, ka siguruar vota për subjektin politik me numër 129 ‘’ Ujedinjina Zajdenica- Ardiana Hoxhiq’’, thuhet në njoftim.

    Çështja ka kaluar në kompetencë të gjykatës për procedurë të mëtutjeshme, kurse gjatë kësaj faze të procedurës i pandehuri mbrohet në liri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark