Kryetari i AKR-së dhe kandidati për deputet, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se AKR-ja dhe LDK-ja janë të një brumi.
“AKR e LDK, e kam thënë shpesh, janë të një brumi. Qytetarët e kanë kuptuar dhe pranuar këtë, prandaj pritja është gjithandej madhështore, siç ishte sonte në Ferizaj. Të bashkuar për Shtetndërtim, sepse shteti veç një herë bëhet”, ka shkruar Pacolli, i cili në listën e LDK-së mban numrin 5 në zgjedhjet e 14 shkurtit.