×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pacolli: Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti s’ka arsye të jap dorëheqje

    Insajderi
    05 April 2024 - 00:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Jemi të gatshëm për zgjedhje, Kurti s’ka arsye të jap dorëheqje”, ka deklaruar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, shkruan Insajderi.

    Ajo është shprehur se përkundër dëshirës së opozitës për dorëheqjen e Kurtit, ky i fundit e ka përkrahjen e qytetarëve.

    “Vetëvendosje është e gatshme për zgjedhje të reja, nëse opozita dëshiron zgjedhje, por ata po dëshirojnë që kryeministri të jap dorëheqje. Por kryeministri s’ka arsye të jap dorëheqje, ka mbështetjen e qytetarëve dhe po bënë punë të mirë”, tha deputetja në Tëvë 1.

    Pacolli ka thënë se Kurti nuk është zmbraps me deklarimin e tij se është i gatshëm të bisedojë për datën e zgjedhjeve nëse dëshiron opozita.

    Ajo nuk ka treguar nëse do ta votonin një mocion mosbesimi ndaj Qeverisë, por ka thënë se opozita duhet ta bëjë detyrën e saj.

    Deputetja u shpreh se pas zgjedhjeve të reja LVV-ja do ta qeverisë përsëri vendin me një shumicë parlamentare.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark