×
Zgjedhjet 2021

Pacolli kritikon ashpër liderët politikë të cilët rrezikojnë marrëdhëniet me Amerikën

Insajderi
10 February 2021 - 22:20
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka quajtur idiotësi paralajmërimin e liderëve politikë për anulimin e vendimeve që kanë marrë qeveritë më herët.

Sipas Pacollit, një gjë e tillë i kushton shumë shtetit, pasi e bën atë joserioz në raport me investitorët e jashtëm.

“Shumë e dëmton tepër e dëmton e bën një shtet qesharak dhe joserioz dhë askush nuk ulet dhe të bisedojnë me ne. Çka do të mendojë një investitorë që në një moment anulohen të gjitha vendimet. Ai investitor ka hargjuar para. Kjo është idiotsia më e madhe që e kam ndi që dikush vjen dhe i anulon vendimet e paraardhësit të tij”, ka deklaruar Pacolli.

I pari i AKR’së, në një intervistë për Fokusin Zgjedhor, është shprehur se një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Çdo president që vjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai është president i SHBA’së, pa marrë parasysh emrin. Nuk njoh në historinë e ardhjes së presidentve në SHBA që e ka refuzu ose anulu vendimet e presidentit paraardhësi të tij dhe ka fillu diçka të re. Ata fillojnë punën aty ku e ka lënë. Ajo është forcë e shtetit të Amerikës, se çdo president vetëm e forcon dhe e bën ma solid shtetin e vet. Dhe jo si te ne kur secili kryeministër që vjen e heq nga tavolina atë që ka pasur ose e kërcënon se unë do të vijë dhe do t’i anulojë krejt vendimet që dikush ka pas. Kush ka drejtë me i anulu vendimet që janë marrë në mënyrë legjitime dhe demokratike”, ka thënë ai.

Kujtojmë se ditë më parë kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka paralajmëruar se vendimi i parë i tij nëse vjen në krye të qeverisë, ka të bëjnë me anulimin e të gjitha vendimeve që ka marrë qeveria Hoti.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark