×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pacolli me reagim të ashpër ndaj Gërvallës: Ka fshirë të dhënat për ministrat që kanë qenë para saj

    Insajderi
    21 March 2024 - 13:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Behgjet Pacolli, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, ka reaguar ashpër ndaj ministres Donika Gërvalla, duke thënë se i ka fshirë të dhënat për ministrat që kanë qenë para saj.

    Pacolli thotë se janë fshirë edhe të gjitha biografitë, aktivitetet e të gjithë ministrave paraprak. Ai thotë se një gjë e tillë s’është as humane, as kolegiale e as profesionale.

    Tutje ai thotë se nëse Gërvalla nuk e konsideron si një ministër që ka dhënë kontribut aty, atëherë duhet të heqë dorë edhe nga të gjitha komoditetet brenda MPJ-së, të cilat Pacolli thotë se janë financuar nga vetë ai privatisht.

    Reagimi i plotë:

    Shumë interesante!

    Zonja Gervalla ka fshirë çdo gjë që mund të dëshmojë se në MPJ ka pasur edhe ministra të tjera para saj.

    Nuk ka mbetur asnjë shenjë e biografive, aktiviteteve dhe kohën kur kanë vepruar ministrat tjer në  këtë Ministri.

    Ky fakt arrogant, aq sa nuk është human e kolegial nuk është as profesional.

    Në rastin tim, nëse zonja Gervalla ka hequr dorë nga fakti që edhe unë isha aty, ajo duhej të kishte  hequr dorë edhe nga të gjitha komoditetet e saj në ambientet e brendshme të ndërtesës së MPJ, duke filluar  nga hyrja e ndërtesës, në zyrën protokolare e deri te zyra e saj, të cilat  janë ndërtuar dhe financuar (me shumë qindra mijëra euro) nga unë privatisht.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark