×
  • Lajme
  • Lajme

    Pacolli mirëpret ligjin për Prishtinën, por thotë se Prishtina ka nevojë për hapa të tjera

    Insajderi
    06 October 2017 - 22:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës, nga Aleanca Kosova e Re, Selim Pacolli e ka mirëpritur miratimin e ligjit për Prishtinën. Ai ka thënë se kjo vonesë i ka shkaktuar humbje të madhe kryeqytetit.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës sapo ka kaluar ligjin për Prishtinën, obligim ky kushtetues, të cilin u vonuan ta përmbushin qeveritë e kaluara. Kjo vonesë në kalimin dhe humbjen e madhe të kohës e mundësive të cilat i sjell ligji, është faturë që padrejtësisht e pagoi kryeqyteti dhe qytetarët, sepse teket, inatet, interesat e subjekteve dhe politikanëve nuk pushuan asnjëherë”, ka thënë Pacolli.

    Pacolli e ka konsideruar si një hap të mirë për Prishtinën, por ai ka thënë se Prishtina ka nevojë edhe për shumë haptë të tjerë të mëdhenj.

    “Le të jemi të qartë ky është vetëm një hap, të cilin e përshëndesim, por duhet të presim dhe nëse kërkesat dhe nevojat e qytetit janë më të mëdha, ne duhet ta plotësojmë e ndryshojmë këtë ligj pas një kohe zbatimi në praktikë”.

    “Një hap i parë dhe i mirë, por Prishtina ka nevojë për hapa të shumtë dhe të mëdhenj. Prandaj, mjaft me politikanë, Prishtinës i duhet një menaxher”, ka thënë Pacolli në njoftimin e dërguar nga AKR.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark