×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pas Danimarkës, edhe Austria do që të dënuarit e saj ta mbajnë burgun në Kosovë

    Insajderi
    07 May 2024 - 15:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Qeveria e Austrisë dëshiron të vazhdojë me planet që mundësojnë transferimin e kriminelëve të dënuar nga vendet e treta për të vuajtur dënimin e tyre në Kosovë.

    Këtë e ka disktuar Ministri i Brendshëm austriak, Gerhard Karner, në takimin që ka pasur me Ministrin e Drejtësisë së Danimarkës, Peter Hummelgaard.

    Në takimin bilateral, Karner ka pyetur rreth planeve dhe opsioneve të Danimarkës.

    “Objektet e paraburgimit si ato që Danimarka po planifikon në Kosovë janë gjithashtu pjesë e planit të kancelarit Karl Nehammer për Austrinë”, ka thënë Karner. /Klankosova/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark