Kreu i AKR-së dhe kandidati për deputet nga lista AKR-LDK, Behgjet Pacolli, ka qëndruar në Podujevë me ç’rast ka falënderuar podujevasit.
Pacolli përmes pamjeve të shpërndara nga ky tubim, thotë se “S’ka mbetur shumë për t’u thënë. Pamjet tregojnë vetë. Qytetarët e kanë kuptuar tashmë se kush përfaqëson vizionin për SHTETndërtim. Të bashkuar në një Lidhje me qytetarët për Shtetin SHTET”.