×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pacolli: Presidenti i Kenya me shaka më tha se e do shtetësinë e Kosovës sepse ndihet gjysmë kosovar

    Insajderi
    10 July 2023 - 22:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka thënë se ka mbaruar takimin me presidentin e Kenyas, William Ruto, gjatë qëndrimit të tij në këtë shtet afrikan.

    Ai ka thënë se presidenti i këtij vendi i ka thënë atij se prejse kanë njohur pasaportën e Kosovës janë shtuar udhëtimet  e kosovarëve në Kenyia, përfshirë edhe aktivitete afariste.

    Madje, Pacolli thotë se në shkaka Ruto i tha se “njihet gjysmë kosovar dhe meriton shtetësinë e Kosovës”.

    ”Sapo perfundova takimin me presidentin e Republikes se Kenyas, William Ruto ne pallatin presidencial ne Nairobi.  Takimi me mikun tim presidentin Ruto eshte gjithmone kenaqesi.  I lumtur te degjoj qe pas pranimit zyrtar te pasaportes se Republikes se Kosoves shume kosovar po udhetojne per aktivitete biznesore atje.  Potenciali ekonomik qe ka Kenya dhe Afrika eshte i jashtezakonshem. Me shaka presidenti Ruto deklaroi para ministrave te tij se ndjehet gjysme kosovar dhe i takon shtetesia e Kosoves, si per te treguar simpatine per vendin tone”, ka shkruar Pacolli në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark