Kreu i AKR-së, njëherësh edhe kandidat për deputet nga lista AKR-LDK, Behgjet Pacolli ka folur para qytetarëve në Komunën e Podujevës.
Ndër të tjerash, ai ka thënë se nuk duhet të ketë dyshime që LDK-ja nuk do ta drejtojë vendin drejt rrugës së duhur.
Pacolli nuk ka kursyer fjalët as për zyrtarët e Vetëvendosjes, duke thënë se qytetarët nuk duhet të mashtrohen.
“Nuk duhet të mashtrohemi prej interferencave prej njerëzve që kanë ardhur Zoti e di prej ku dhe duan ta kthejnë këtë vend si në vitet e ’70-ta, t’i lëmë anash ata”, ka thënë Pacolli.
Ai ka thënë se Podujeva e ka dëshmuar tash e sa kohë që është e Lidhjes Demokratike e Kosovës, përderisa ka thënë se AKR-ja është afër LDK-së.