Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe kandidati për deputet nga LDK, Behgjet Pacolli, ka vizituar sot Vitinë.
Pacolli përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky qytet u rreshtua me LDK-në.
“Vitia përqafon Vizionin e SHTETndërtuesve”, ka shkruar ai.
Gjatë ditës së sotme, kandidati për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti së bashku me Pacollin kanë vizituar Anamoravën.
Në zgjedhjet e 14 shkurti, AKR-ja do të garojë në listën zgjedhore të LDK-së. Kjo parti ka njoftuar se Pacolli do të synojë pozitën e presidentit të shtetit.