×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Pacolli viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Të bindur në pafajësinë e tyre

    Insajderi
    20 October 2023 - 19:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleanca Kosova e Re( AKR) Behgjet Pacolli, ka vizituar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të cilët po mbahen në paraburgim në Hagë.

    Lajmin e ka bërë të ditur Jetlir Zyberi, këshilltar i kryetarit të AKR-së, me anë të një postimi në Facebook.

    “Bashkë me presidentin Behgjet Pacollin vizituam shokët tanë, ish luftëtarët e UÇK-së që po ballafaqohen me padrejtësi tash e tri vite. Vizita jonë ishte e karakterit miqësor siç ishin të gjitha vizitat e deritanishme”, ka shkruar Zyberi.

    Tutje ai shkruan se janë të bindur në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të popullit tonë për liri.

    “Jemi të bindur në pafajësinë e tyre dhe në luftën e drejtë të popullit tonë për liri. Jemi të bindur që fabrikimet e Serbisë dhe veglave të tyre, përkundër vuajtjeve në fund do të dështojnë”, ka shkruar ai tutje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark