Rok grupi “The American Dollar” ka paditur reperin e njohur Jay Z për 5 milion dollar.
Anëtari i grupit, Jhon Emanuele ka pretenduar se kanali i cili i transmeton këngët e grupit “TIDAL” nën menaxhimin e Jay Z, ka transmetuar 116 këngë dhe nuk ia ka dhuruar një pjesë të parave “Yesh Music”
Ndërsa përfaqësuesit e TIDAL, kanë mohuar akuzat duke thënë se ata i kanë paguar Yesh Music dhe Jhon Emanuele.
Në muajin e fundit të vitit të kaluar shtëpia diskografike “Roc Nation” e Jay Z, ishte paditur edhe nga këngëtarja Rita Ora për neglizhim të karrierës e saj./Insajderi.com