×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Paga e ulët, nepotizmi, keqmenaxhimi”, polici jep dorëheqje pas 23 viteve shërbim

    Insajderi
    22 April 2024 - 18:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Polici i Kosovës, Florian Juniku, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pas 23 viteve shërbim.

    Juniku në një reagim në Facebook, ka treguar se arsyet e dorëheqjes së tij janë të ndryshme, duke filluar nga ato profesionale, familjare e deri te pa kënqësitë në punë.

    Siç ka theksuar ai këtë vendim të vështirë e ka marr pasi që i është imponuar nga faktorë si: Pagat e ulta, stresi, keqmenaxhimi, nepotizmi.

    “Per mua ky ishte vendimi i vështire por i domosdoshëm. Këtë vendim e kam marre pa dëshirën time por të imponuar nga shume faktorë si bie fjala: pagat e ulta, stresi nga puna e lodhshme çdo dite nga 12 orë e nganjeherë edhe 24 ore, Nepotizmi, Menaxhimi jo i mire i stafit komandues i DRPK-Perëndimi, transferet neper pjese te ndryshme ne teritorin e Republikes se Kosoves direkt me rekomandim te Drejtorise se Perëndimit kësaj brenge i shtohet mungesa e sigurimit shendetesore dhe avancimi ne detyrë”, shkruan ai.

    Postimi i plotë i Florian Junikut:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark